Ballina Life Style VIP-at e kanë zbuluar ‘fajtorin’ që u shkakton akne në fytyrë

VIP-at e kanë zbuluar ‘fajtorin’ që u shkakton akne në fytyrë

121

E keni pyetur ndonjëherë veten si ia dalin të famshmit të kenë fytyrë aq të pastër e të shkëlyer sa herë ecin në tapetin e kuq? Me siguri, po! Natyrisht, ata kanë një skuadër grimi pas vetes, por edhe një rutinë kujdesi për fytyrën, falë së cilës kanë lëkurë të mëndafshtë. Por, sa i përket dietës, ka diçka që e ndihmon fytyrën e tyre të pastër, të shkëlqyeshme, perfekte. Në fakt, është një lëng në veçanti që VIP-at e eliminojnë nga dieta e tyre, sepse bllokon poret në fytyrë dhe krijon akne. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për pijen e mëngjesit dhe të darkës. Nuk është as kafja, as çaji. Është qumështi!

“Ka shumë studime që lidhen me qumështin dhe krijimin e akneve për shkak të nivelit të lartë të glicemisë. Nga rezultatet, është vërtetuar se shumë njerëz vuajnë nga aknet e fytyrës. Një njeri mund të konsumojë ushqime që shkaktojnë akne në fytyrë pa e ditur, por qumështi është një prej tyre”, – thotë dermatologu (MD) Alan M Dattner për “Reader’s Digest”.Nuk konsumova bulmet për dy javë dhe humba 5 kg. Tani pi vetëm qumësht bajameje. Më plëqen shumë djathi dhe është e vështirë pa të, por nëse do të humbasësh kile shpejt, zgjidhja është pa bulmet”, – tha ajo në vitin 2016.

Nëse nuk e nis dot mëngjesin pa një filxhan, atëherë provo disa lëngje të tjera. Personazhe si Jennifer Aniston, Lady Gaga dhe Johnny Depp preferojnë ta nisin ditën me një çaj jeshil. Nëse nuk zgjedh këtë, Gwyneth Paltrow është fanse e ujit të ngrohtë me limon në mëngjes për të hequr të gjitha toksinat nga metabolizmi.     Khloe Kardashian

Artikulli paraprak“Njeri i padëshiruar”, Arjola Demiri i përgjigjet Fifit pasi tha se i ka bërë bllok
Artikulli tjetërKëto 4 veprime që bëni me celularin po e dëmtojnë lidhjen tuaj