Zhgënjimi

170

Kur buza e trandafilte,
M’foli për dashuri.
Dhe ajo buzqeshje engjejsh,
Zemrën ma ndezi ungji.

Kujtova se do të hapej
Qielli për mua n’hare,
Dhe që n’ekstaze do e ruajë
Besën ,që ti me dhe.

Por zemra jote e bardhë,
Sic doja ,s’u tregua!
E thyër rrahjesh t’reja
Nuk rreh ,jo , më për mua.

Po fjala e dikurshme,
Mizore , vallë ku shkoi?
Po përqafimet ,afshi,
Që shpirti imë provoi?

Ndosha ‘i kujtim i ambël,
Për mua do të flasë,
Ndosha dhe n’thelb të zemrës
Mëshir t’ke për t’pasë!

Ësht’ e vërtet ,mëshira
N’virtyt figuron;
Por s’ësht dashuri, o e pabesë
Ti më s’me dashuron.

——–Nga Pasho Vasa

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakKur Të Jesh Mërzitur Shumë
Artikulli tjetërPara Elegjisë